Lajme

Paloka zbardh takimet me eurodeputetët: PE u informua për situatën në Shqipëri!

Deputetët e PD-së nisin protestën para Parlamentit Europian në Strasburg. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me RTSH ligjvënësi demokrat Edi Paloka deklaroi se ky manifestim i deputetëve të PD-së në Strasburg u mbajt për të shprehur indinjatën për situatën politike në vend.

Kreu i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka dhënë detaje në lidhje me diskutimet që kanë pasur përfaqësuesit demokratë me eurodeputetet.

Ai informoi se përfaqësuesit e PD kanë zhvilluar takime me eurodeputetët për situatën në Shqipëri, duke i vënë në dijeni për burgosjen politike të liderëve të opozitës.

Deklaratë për median e Kreut të Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka

Meqë grupi që është nëpër takime po vazhdon takimet, edhe jashtë axhende, po ju jap një informacion lidhur me takimet që kanë zhvilluar deri më tani me kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin evropian, Mekalister dhe eurodeputetë të tjerë të grupit të PPE, të cilët janë informuar për situatën politike në Shqipëri, për sulmin e vazhdueshëm ndaj opozitës nga mazhoranca, burgosjen politike të lidershipit të opozitës, ndikimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në situatën në vend.

Partitë Popullore Europiane mbështesin PD-në dhe vlerësojnë kontributin e saj në mbështetje të integrimit evropian dhe kërkojnë luftë të ashpër ndaj krimit të organizuar, ndaj korrupsionit, pastrimit të parave dhe influencën e tyre në qeverisjen aktuale.

PPE do të mbështesin PD-në në procesin zgjedhor dhe luftën e opozitës në përgjithësi për zgjedhje të lira dhe të ndershme.  Shqipëria si vend anëtar i NATO-s duhet ë respektoj votën e lirë të qytetarëve dhe të zbatoi detyrimisht rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Këto janë informacionet që kanë dërguar kolegët nga brenda, që vazhdojnë të kenë takime, për të cilat do u informojmë.

Meqenëse protesta kishte një orar, ne do e zbatojmë, nuk jemi në mosbindje civile në Strasburg.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

1 day ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

1 day ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

1 day ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

1 day ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

1 day ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

1 day ago

This website uses cookies.