Pamje ekskluzive-Rama takim me Van Horn, Ambasada e SHBA-së: Shqipëria, rol kyç për paqen në rajon

E ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn u prit në një takim nga kryeministri Edi Rama, që u zhvillua në vilën qeveritare 30 në zonën e ish Bllokut. Takimi ishte i mbyllur dhe pa praninë e mediave, ndërsa RTSH ka pamjet ekskluzive të momentit kur diplomatja amerikane hyn në vilën qeveritare.

Ky është takimi i parë i diplomates amerikane me kryeministrin Edi Rama që kur ajo u emërua në detyrën e të ngarkuarës me punë të misionit amerikan në Tiranë. Detaje nga takimi janë dhënë nga Ambasada Amerikane në Tiranë, ku tha se diplomatja VanHorn rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në rolin që ka Shqipëria për të çuar përpara paqen dhe zhvillimin në të gjithë rajonin.   

“Sot, e Ngarkuara me Punë e SHBA Nancy VanHorn u takua me Kryeministrin Edi Rama për të përgëzuar miqësinë e fortë dhe vlerat e përbashkëta mes vendeve tona si Aleatë në NATO dhe partnerë strategjikë. Zonja VanHorn rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në rolin që ka Shqipëria për të çuar përpara paqen dhe zhvillimin në të gjithë rajonin”, shkruan Ambasada e SHBA-së.

Gazetarja e RTSH, Sonila Agostini u shpreh se temë e diskutimit kanë qenë një sërë çështjesh që nga partneriteti strategjik, reforma në drejtësi, nisja e sezonit politik që do na çojë drejt zgjedhjeve parlamentare të 2025 dhe situata në rajonin e Ballkanit.

SHBA është partneri strategji i Shqipërisë dhe një nga investitorët më të mëdhenj të Reformës në Drejtësi, ku kërkon vijimin e saj dhe përmbushjen e kushteve për forcimin e shtetit ligjor.

Ky takim u mbajt thuajse paralelisht me atë në Prishtinë, mes shefit të CIA-s dhe kryeministrit Albin Kurti.

E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn mori detyrën më 5 gusht duke zëvendësuar në këtë detyrë David Wisner. Në mesazhin e saj të parë në Shqipëri, diplomatja amerikane u shpreh se “do të punojë në vendin tonë për të promovuar vlerat demokratike, për të rritur sigurinë, ekonominë dhe bashkëpunimin si aleatë të NATO-s”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.