E ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn u prit në një takim nga kryeministri Edi Rama, që u zhvillua në vilën qeveritare 30 në zonën e ish Bllokut. Takimi ishte i mbyllur dhe pa praninë e mediave, ndërsa RTSH ka pamjet ekskluzive të momentit kur diplomatja amerikane hyn në vilën qeveritare.
Ky është takimi i parë i diplomates amerikane me kryeministrin Edi Rama që kur ajo u emërua në detyrën e të ngarkuarës me punë të misionit amerikan në Tiranë. Detaje nga takimi janë dhënë nga Ambasada Amerikane në Tiranë, ku tha se diplomatja VanHorn rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në rolin që ka Shqipëria për të çuar përpara paqen dhe zhvillimin në të gjithë rajonin.
“Sot, e Ngarkuara me Punë e SHBA Nancy VanHorn u takua me Kryeministrin Edi Rama për të përgëzuar miqësinë e fortë dhe vlerat e përbashkëta mes vendeve tona si Aleatë në NATO dhe partnerë strategjikë. Zonja VanHorn rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në rolin që ka Shqipëria për të çuar përpara paqen dhe zhvillimin në të gjithë rajonin”, shkruan Ambasada e SHBA-së.
Gazetarja e RTSH, Sonila Agostini u shpreh se temë e diskutimit kanë qenë një sërë çështjesh që nga partneriteti strategjik, reforma në drejtësi, nisja e sezonit politik që do na çojë drejt zgjedhjeve parlamentare të 2025 dhe situata në rajonin e Ballkanit.
SHBA është partneri strategji i Shqipërisë dhe një nga investitorët më të mëdhenj të Reformës në Drejtësi, ku kërkon vijimin e saj dhe përmbushjen e kushteve për forcimin e shtetit ligjor.
Ky takim u mbajt thuajse paralelisht me atë në Prishtinë, mes shefit të CIA-s dhe kryeministrit Albin Kurti.
E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn mori detyrën më 5 gusht duke zëvendësuar në këtë detyrë David Wisner. Në mesazhin e saj të parë në Shqipëri, diplomatja amerikane u shpreh se “do të punojë në vendin tonë për të promovuar vlerat demokratike, për të rritur sigurinë, ekonominë dhe bashkëpunimin si aleatë të NATO-s”.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri,…
Tirana zyrtare ka shprehur shqetësim serioz lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën…
Katër efektivë të “Shqiponjave”, në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan…
Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…
Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…
Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari. Gjatë hytbes…
This website uses cookies.