Pan Zhanle, rekord të ri botëror
Një rekord i ri bote, tre rekorde të reja olimpike, kurse noti vijon të japë spektakël në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Rekordi i ri i botës ka ardhur në 100 metra stil i lirë, pikërisht nga notari kinez, Pan Zhanle, i cili ka fiksuar kohën e re 46”40. Por jo vetëm kaq. Mbreti i mbrëmjes cilësohet Leon Marshond, i cili ka marrë dy medalje të arta duke dhënë dhe dy rekorde të reja olimpike.
Në fakt francezi është në numrin tre të medaljeve olimpike. Megjithatë në mbrëmjen e së mërkurës, Marshond fillimisht ka vendosur rekord të ri olimpik në 200 metra delfin me kohën e re 1’51”21. Më pas është i pari edhe në 200 metra bretkosë e koha e re olimpike vendosur nga francezi është 2’05”85.
Por nuk mund të mungonte në këtë mbrëmje amerikania e shumë medaljeve të arta Katia Ledeki, e cila ishte e para në 1500 metra stil i lirë, ndërsa vuri rekord të ri olimpik me kohën 15’30”02. Sakaq një medalje e artë ka ardhur për Suedinë.
E kjo në 100 metra stil i lirë nga Sjoestroem me kohën 52”16. Australia vazhdon të udhëheqë listën e medaljeve në not me katër të arta, ndërsa deri më 4 gusht sporti i pishinës premton spektakël.