Panair i “Punësimit dhe Karrirës” në nëntor – Projekt i Këshillit të Qarkut të Shkodrës me Universitetin “Lugj Gurakuqi”
Në muajin nëntor, në Shkodër do të hapet Panairi i “Punësimit dhe Karrirës”.
Projekti i këtij aktiviteti të rëndësishëm për Qarkun e Shkodrës dhe më gjërë, është frut i Bashkëpunimit të Këshillit të Qarkut të Shkodrës me Universitetin “Lugj Gurakuqi”. Organizimi i Panairit të “Punesimit dhe Karrierës” në Shkodër u konfirmua gjatë takimit të zhvilluar mes Kryetarit të Keshillit të Qarkut të Shkodrës, Edmond Ndou, dhe Rektorit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër, Profesor Doktor Tonin Gjuraj.
Në faqen e zyrtare të Këshillit të Qarkut Shkodër është publikuar edhe përmbajtja e këtij takimi si vijon:
“Universiteti “Luigj Gurakuqi” është një nga qëndrat më të rëndësishme të arsimit të lartë në vend. Rektorit profesor doktor Tonin Gjuraj, pata kënaqësinë t’i uroja detyrëne re dhe njëkohësisht të flisnim rreth bashkëpunimit universitet – Këshill Qarku, me fokus zhvillimin rajonal të Shkodrës.
Kontributi shumëdimensional i universitetit me pedagogët dhe studentët është thelbësor, prandaj në muajin nëntor do të organizojmë panairin e “Punësimit dhe karrierës”, ndër më të mëdhatë në nivel qarku.
Universitetet kryesore, bizneset dhe institucionet, përfshirë edhe ato të rajonit, si Ulqini, Tuzi, Kosova etj, bëhen bashkë në këtë partneritet Këshill Qarku – Universitet – Agjensia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive.
Nisim rrugë të reja për Shkodrën e të ardhmes, ku të gjithë do të kenë më shumë hapësira dhe mundësi për t’u bërë pjesë e këtij zhvillimi!”, theksohet ne publikimin e Keshillit të Qarkut të Shkodrës për hapjen e Panairit të “Punësimit e Karrirës” në muajin nëntor në bashkëpunim me Universitetin “Luigj Gurakuqi”.