Panairi Agro & Natyral, mundësi e mirë për promovimin e produkteve bujqësore dhe agroturizmin
Nga viti në vit bujqësia dhe vaçanërisht agroturizmi, po njohin rritje të pandërprerë. Prodhimet tona bio dhe turizmi i bazuar mbi këto vlera, duke përfshirë edhe kulinarinë, janë pika të forta të cilat tërheqin vëmendjen edhe të vizitorëve të huaj. Janë mjaft kompani dhe individë që me këto produkte, po shquhen edhe jashtë Shqipërisë. Përtej kësaj, në kohën e globalizmit që po jetojmë, duhen kërkuar mundësi e hapësira të reja për promovim.
Për t’i shërbyer këtij qëllimi Ministria e Bujqësisë, Bashkia e Tiranës dhe EkspoSiti, organizojnë një panair të madh në Tiranë më 16 mars. Menaxherja e projektit, Zana Sina, bën thirrje për pjesëmarrje të bizneseve të rajonit të Shkodrës, duke treguar edhe përfitimet direkte dhe konkrete të tyre.
Të arrish suksesin ndoshta nuk është edhe shumë e vështirë po të punosh dhe të krijosh vlera me ndershmëri. Por ecja gjithmonë në rrugën e rritjes së suksesit, kërkon alternativa të reja, kontakte të reja. Panairi Agro & Natyral është një mundësi e mirë për bizneset e rajonit të Shkodrës.