Panairi artizanal – Tefta Hoxha nga Gjakova u bashkohet artizanëve të Shkodrës

Shkodra dhe Gjakova me tradita e kulturë të ngjashme, këtë herë më afër edhe në fushën e artizanatit.
Tefta Hajdar Hoxha, prej 3 vitesh i bashkohet organizimeve të bashkisë Shkodër dhe shoqatës së artizanëve për të shitur produktet e saj në panair.
Tefta tregon se punimet artizanale i ka të trashëguara nga e ëma e prej 7 vitesh i ka kthyer në fokus edhe për të ardhurat familjare.
Teft, artin e punimit të forës po e trashëgon edhe tek vajza e saj, e këtë thirrje ua drejton cdo të riu.
Prej 1 jave, në pedonalen e Shkodrës , dhjetëra artizanë janë bërë pjesë të panairit me punime të ndryshme.