Lezha është një nga bashkitë që po përfaqësohet në Panairin ndërkombëtar të turizmit ““FITUR 2024”, që po zhvillohet në Spanjë.
Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu ka vlerësuar rritjen e numrit të turistëve në vend përgjatë 2023, por shtoi gjithashtu se ka ende shumë punë për të për të ofruar një turizëm dinjitoz në shërbime, menaxhim dhe infrastrukturë.
Në një intervistë për gazetaren e RTSH, Denada Shkodrani, kryebashkiaku Ndreu tha se ky panair shërbën si eksperiencë për të mësuar se çfarë duhet bërë më mirë dhe si duhet bërë.
“Jemi në fokusin e vëmendjes së gjithë botës për turizmin. Duhet të jemi më të përgjegjshëm për të përgatitur një turizëm dinjitoz dhe qëllimi ynë është të kemi një numër turistësh më të lartë, cilësi më të mirë në shërbimet që ofron bashkia dhe një bashkëpunim më të mirë të operatorëve turistikë që operojnë në Lezhë. Ky panair madhështor është një eksperiencë më vetë për të mësuar se çfarë duhet bërë më mirë dhe si duhet bërë. Kemi shumë punë për të bërë në infrastrukturë, menaxhim dhe promovim dhe sot me këtë stendë është një prezantim i mirë. Duhet të ndjekim me shpejtësi këtë rritje të turizmit”, tha Ndreu.
Shqipëria ka stendën e saj në Panairin ndërkombëtar të turizmit ““FITUR 2024”, që do të shërbejë edhe më shumë për promovimin e turizmit gjithëvjetor në vend.
Kryetarja e grupit të anëtarëve të Këshillit Bashkiak të PD-së, Irena Shala-Shestani, ka reaguar ndaj…
Olivos ku Diego Maradona u operua për herë të fundit më 3 nëntor të 2020…
Nga Hasi, mes emocionesh, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, zhvilloi një komunikim të…
Rritja e taksave dhe tarifave, pensionet e ulëta që nuk mbyllin as shërbimet bazike dhe…
I veçantë ishte takimi i radhës i kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Ted Kopliku.…
Nëpërmjet fuqizimit të vajzave dhe grave u zhvillua në gjimnazin “28 Nëntori” Shkodër faza finale…
This website uses cookies.