Panairi i arsimit edukimit dhe punës/ Synohet krijimi i një zinxhiri nga shkolla drejt tregut të punës
Në hollin e bashkisë së Shkodrës është zhvilluar Panairi i Arsimit, Edukimi dhe Punës i cili organizohet nga Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët dhe Bashkia Shkodër. Panairi vjen pranë të rinjve të qytetit të Shkodrës të cilët nisin vitin e ri akademik, për t’i prezantuar dhe informuar ata mbi një variacion mundësish aftësimi, ngritje kapacitetesh, profesionalizimi dhe punësimi.Ky panair realizohet nëpërmjet një aktiviteti me një pjesëmarrje të pasur të institucioneve arsimore, private dhe publike, institucioneve lokale dhe vendore dhe aktorëve nga bota e biznesit dhe aktivizmit.