Panairi i Artizanëve/Artizanet e kënaqura, është rikthyer vemendja tek punimet e vjetra

panairi 1

panairi 1

Është përmbyllur dita e tretë e “Panairit të artizanëve”. Mes dhjetëra artizaneve gjejmë File Kolën, dijebërësen e xhubletës e cila tashmë njihet për artin e saj. Teksa flet për të veçantat e këtij panairi Filja tregon edhe për produktet që ka zgjedh të ekspozojë. Xhubletat e saj kanë shkuar në Kanada dhe në Amerikën e largët. Por artizanja shpreh shqetësimin e saj në lidhje me mungesën e produkteve të vjetra për të bërë xhubletën origjinale.
Nebie Qotaj është një tjetër artizane e cila në panair ka sjellë punimet e qylymave tradicional të fshatit Zogaj.
Panaire të tilla janë tejet të nevojshme thonë blerësit! Ndërsa punimet e vjetra artizanale marrin vëmendjen më të madhe. 3 ditë panair artizanal në pedonalen e qytetit ishte pjesë e aktiviteteve që Bashkia Shkodër ka organizuar përgjatë muajit dhjetor!

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.