Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër
Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, të enjten ka nisur Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër. Në të marrin pjesë 50 kompani ndërkombëtare me peshë të këtij sektori.
Në panair do të diskutohet mbi mundësitë e investimit në Shqipëri, si një treg me shumë potencial për investitorët dhe prodhuesit ndërkombëtarë.
Vitet e fundit vendi ka marrë zhvillim në sektorin energjetik, duke zgjeruar edhe burimet energjetike me ato të rinovueshme me synimin për të qenë lider në rajon në fushën energjetike dhe atë të ndërtimit.
Përveç burime ujore, në vend kanë nisur investime të shumta të prodhimit të energjisë fotovoltaike apo edhe të erës duke diversifikuar sektorin.