Panairi i karrierës dhe i punës – Zmijani: Mundësi pafund për të rinjtë, janë 340 vende të lira pune
Panairi i Karrierës dhe i Punës mblodhi në Shkodër grupet e interesit, shkollat e mesme profesionale, Universitetin”Luigj Gurakuqi”, Zyrën e Punës, si dhe bizneset lokale që prezantuan markën e tyre.
Organizuar në sheshin përpara Bashkisë, të rinjtë patën mundësi për t’u njohur me bizneset që operojnë në treg edhe mundësitë e punësimit .
Ky panair është një shans për thellimin e bashkëpunimit të mëtejshëm mes universitetit dhe biznesve të ndryshme.
E veçanta e këtij panairi ishin shkollat profesionale, që dëshmuan aftësimin që marrin të rinjtë në këto mjedise, një sinjal pozitiv për të ardhmen e profesioneve.