Panairi i klubeve – Në fokus, rritja e bashkëpunimit mes nxënësve

Kjo e enjte në Gjimnazin “28 Nëntori” Shkodër iu dedikua klubeve.
Një iniciativë e qeverisë së nxënësve, e cila në fokus kishte rritjen e bashkëpunimit mes nxënësve me natyrë edukuese, por dhe argëtuese në të njëjtën kohë
Gjimnazi “28 nëntori” në Shkodër përmban një diversitet departamentesh që përfshijnë: Departamenti i Shkencave Ekzakte, Departamenti i Shkencave Sociale, Departamenti i Artit dhe Kulturës, Departamenti i Sporteve Olimpike, ku secili prej këtyre departamenteve ka një sërë klubesh pjesë të tyre.
Përmes mesazheve dhe informimit, anëtarët e departamenteve ftuan nxënësit, veçanërisht ato të viteve të para, që të jenë pjesë e klubeve.
Më pas, përgjatë vitit shkollor, klubet punojnë për ofrimin, jo vetëm të projekteve, por edhe përfaqësimin e shkollës në nivele lokale e kombëtare.