Panairi i produkteve lokale / Sivjet ishte konceptuar me një shtrirje më të gjërë gjeografike
Panairi i produkteve lokale , nuk i ka munguar atmosferës së festave në Shkodër. I konceptuar ndryshe nga herët e tjera, por edhe me një shtrirje gjeografike nga i gjithë rajoni për të ekspozuar produktet tradicionale.
Vaji i ullirit, vera, produktet e bimëve medicinal, por edhe artizanati, janë vëtëm disa prej produkteve që janë ekspozuar në stendën e vendosur në rrugën “13 Dhjetori” në rrugën hyrëse të pedonales pranë bashkisë. Kryetari i Bashkisë Shkodër ka takuar bizneset që kanë ardhur nga Kosova, Mali i Zi, por edhe artizanët nga Shkodra të cilët janë vendosur për banorët e Shkodrës.
Panairi ka qëndruar i hapur për dy ditë me radhë dhe vjen si një mundësi e promovimit të produkteve të të gjithë rajonit duke qënë një element që i shtohet tryezës festive për Krishtlidjen dhe Vitin e Ri.