Panairi i punës për PAK – Aktiviteti shërbën edhe si një “arenë” diskutimi mbi punësimin e PAK
Në hollin e Bibliotekës “Marin Barleti”, këtë të enjte u çel panairi i zhvillimit të karrierës dhe punësimit për personat me aftësi të kufizuara (PAK) “Dua të punoj”.
Organizimi i tij nga Fondacioni “Down Syndrome Albania”, në bashkëpunim me Agjencinë Austriake për Zhvillim, realizohet për herë të parë në kryeqendrën e veriut të vendit.
Panairi rrit mundësitë e punësimit për PAK.
Për punësimin e kësaj kategorie të shoqërisë, vështirësitë dhe pengesat nuk janë të vogla.
Veç Shkodrës, panairi “Dua të punoj” do të ndalet edhe në qytete të tjera të vendit.