Panairi i studentëve të Fakultetit Ekonomik – Mundësi e mirë bashkëpunimi me biznesin dhe promovimin e produkteve
Panairi “Do Great Things”(bëj gjëra të mëdha) që zhvillohet për të pestin vit më radhë nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Shkodrës, në kuadër të lëndës “Marketing”, ka për qëllim kryesor afrimin e studentëve me bizneset vendase dhe krijimin e përvojave të tyre në hartimin dhe zbatimin e projekteve.
Panairi u dominua nga produkte që lidhen me fushën e turizmit, kulinarisë, pastiçerisë dhe kozmetikës, duke ofruar një pasqyrë të plotë të ideve dhe kreativitetit të studentëve.
Sipas studentëve, aktivitete të tilla janë një mundësi e mirë për vendosjen e kontakteve, krijimin e bashkëpunimeve me bizneset lokale dhe promovimin e produkteve të tyre.
Me një pjesëmarrje të afro 200 studentëve, edicioni i pestë i “Do Great Things” dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit mes universitetit dhe biznesit, duke nxitur zhvillimin e aftësive praktike të studentëve dhe duke forcuar lidhjet me tregun e punës.