Categories: LajmePolitikëEkonomi

Panairi në Madrid, Rama: Duam të nxisim turizmin luksoz, ai masiv sjellë më shumë dëme se përfitime

Në konferencën e shtypit kushtuar Shqipërisë në panairin FITUR në Madrid, kryeministri Edi Rama tha se qëllimi i qeverisë është që të nxisë më shumë turizmin luksoz. Rama u shpreh se Shqipëria duhet të ruaj një ekuilibër mes më shumë të ardhurave nga turizmi dhe mbrojtjes së natyrës. Siç u shpreh ai, turizmi masiv sjellë më shumë dëme sesa përfitime.

Na duhet të tregojmë shumë kujdes lidhur me zhvillimin dhe të vendosim një ekuilibër midis të tashmes dhe të ardhmes, një ekuilibër më shumë të ardhura nga turizi me nevojën për të ruajtur natyrën. Shqipëria është shumë i larmishëm sepse në një hapësirë shumë të vogël përmban 2 dete, 9 lumenj dhe shumë male. Por na duhet të gjejmë një ekuilibër. Duam të nxisim për më shumë turizëm luksoz për të mos rënë pre e turizmit masiv që në fund të fundit nuk i jep vendit aq përfitim saç mund t’i sjellë dëme”, tha Rama.

I pranishëm në konferencën për shtyp ishte edhe CEO i gjigantit ndërkombëtar “Meliá Hotels International”, që ka ardhur në Shqipëri me një seri kontratash, Gabriel Escarrer Jaume. Ai i bëri thirrje investuesve në fushën e turizmit që të investojnë në Shqipëri, duke e konsideruar një vend me potencial të jashtëzakonshëm.

Do të rekomandoja fort investuesit në fushën e turizmit, duke nisur me industrinë spanjolle të turizmit që të vazhdojnë të investojnë në Shqipëri sepse nuk kam parë kurë një vend kaq të bukur por edhe një mbështetje të tillë nga kryeministri dhe ministrja e Truizmit. Besoj që ka një potencial të jashtëzakonshëm ndaj le të përpiqemi të sjellim aktorët kryesorë të industrisë për t’i bërë gjërat”, u shpreh ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dita Botërore e Pastrimit – Shabaj: Ndërhyrje në 624 pika të qytetit, vëmendje drejt hotspoteve

20 shtatori shënon ditën ndërkombëtare të pastrimit. Ndërmarrja e shërbimeve publike në Shkodër bën me…

1 min ago

Ambasadorja e Austrisë vizitë në universitet – Fokusi i takimit, forcimi i bashkëpunimit me universitetet austriake

Ambasadorja e Austrisë në vendin tonë, Monica Zach, ka zhvilluar një vizitë në universitetin e…

5 mins ago

Java Evropiane e Mobilitetit – Beci: Shkodrës do t’i shtohen hapësira të tjera për përdoruesit e biçikletave

Java Evropiane e Mobilitetit në Shkodër është shënuar me një sërë aktivitetesh të dedikuara promovimit…

7 mins ago

Mbledhja e Këshillit të Qarkut Shkodër – Ndou: Shërbimi ndaj komunitetit mbetet prioritet

Këshilli i Qarkut Shkodër zhvilloi mbledhjen e radhës ku me shumicë votash miratoi rendin e…

9 mins ago

Belisha: Vllaznia, me meritë në krye – Ish kapiteni komplimenton shkodranët. Vemendje ndaj Bylisit në fundjavë!

Vllaznia po kalon një formë shumë të mirë sportive duke kryesuar me meritë kampionatin e…

12 mins ago

Megaoperacionet “Territor i pastër” dhe “Sundimi i ligjit”-  Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike në Hajmel

Në  kuadër të megaoperacioneve kombëtare të koduara “Territor i pastër” dhe “Sundimi i ligjit”, shërbimet…

32 mins ago

This website uses cookies.