Panairi për punësimin e të rinjve/ Mbi 1 mijë maturantë u njohën nga afër me ofertat e edukimit dhe punësimit
Mbi 1 mijë maturantë shkodranë morën pjesë në panairin “Work & Study”, zhvilluar në ambjentet e brendshme të stadiumit “Loro Boriçi” duke u njohur nga afër me mundësitë e edukimit dhe punësimit nga institucionet dhe kompanitë e ndryshme pjesëmarrëse.Mbi 30 kompani pjesëmarrëse paraqitën ofertat e tyre për të rinjtë në këtë panair.Ky panair duket një mundësi e mirë për të ardhmen e të rinjve.Panairi “Work & Study” zhvillohet prej 15 vitesh. Pas Shkodrës, ai do të rrugëtojë edhe në qytete të tjera të vendit tonë.