Lajme

Panairi “Work and Study” – Interes i lartë i të rinjve në Shkodër për arsimin dhe punësimin

Në edicionin e radhës të panairit “Work and Study” që u zhvillua në Shkodër, rreth 30 institucione të arsimit të lartë publik dhe privat, si dhe sipërmarrje të ndryshme, prezantuan ofertat e tyre për të rinjtë.

Aktiviteti u organizua nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve.

Organizatorët theksuan se interesi i të rinjve  për t’u njohur me programet e studimit dhe perspektivat e karrierës është gjithnjë në rritje.

Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Shkodrës dhe Zyra Rajonale e Punësimit janë  pjesëmarrës të përhershëm në këtë event, duke prezantuar mundësitë akademike dhe profesionale që ofrojnë.Maturantët nga shkollat e ndryshme të Shkodrës frekuentuan masivisht  panairin, duke shprehur interes për informacionin mbi programet universitare dhe tregun e punës.Panairi  “Work and Study” shihet si një urë lidhëse mes arsimit dhe punësimit, duke ndihmuar të rinjtë të informohen dhe  të marrin vendime për të ardhmen e tyre.

Blerti Delija

Recent Posts

Konkursi “Eureka n’28” – Hoxha: Zhvillojmë garë mes klasave të 10-ta dhe 11-ta

Gjimnazi “28 nëntori” në Shkodër organizoi një konkurs në lëndët shkencore mes viteve të para…

1 hour ago

Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Berisha: Asnjë shqiptar nuk do ta njohë varfërinë ekstreme

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se “koalicioni i krijuar i PD dhe…

1 hour ago

Shqipëria turistike në Berlin, operatorët dhe agjencitë prezantojnë bukuritë e vendit

Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Berlin është në edicionin e tij të 59-të dhe Shqipëria…

1 hour ago

Konkursi “Eureka n’28” – Hoxha: Zhvillojmë garë mes klasave të 10-ta dhe 11-ta

Gjimnazi “28 nëntori” në Shkodër organizoi një konkurs në lëndët shkencore mes viteve të para…

1 hour ago

Beci inspekton ecurinë e punimeve – Kryebashkiaku dhe banorët inspektojnë rrugët në Rrethina

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspsktuar punimet në rrugët   "Todi Germeni" dhe "Udhëtari"…

1 hour ago

Rrugët në periferi – Banorët e lagjes “Ahmet Haxhia” pranë Udhakryqit, në pritje të investimit

Ndërsa disa prej rrugëve kryesore janë kthyer në një kantier ndërtimi mjaft të tjera mes…

1 hour ago

This website uses cookies.