Panelet diellore, për 2024 parashikohen 2 milionë euro
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka njoftuar se Në tre-mujorin e parë të vitit 2024, do të hap aplikimet për fazën e dytë të programit
Fondi i vënë në dispozicion përllogaritet të jetë në vlerën e 2 milionë eurove.
Në raundin e dytë do të pranohen 4 mijë aplikime, nga të cilat do të shpallen fitues vetëm 2 mijë prej tyre.
Ky program ju jep mundësinë qytetarëve që të instalojnë panele diellore për ngrohjen e ujit duke mbuluar vetëm 30 për qind të kostos, ndërsa pjesa tjetër, pra 70 për qind e faturës subvencionohet nga Qeveria.
Përmes kësaj skeme, një familje shqiptare arrin të kursejë nga 2 mijë deri në 4 mijë lekë në muaj.
Në fazën e parë përfituan 2 mijë familje, kryesisht në Tiranë dhe Korçë.