Panorama e hyrjes së Shkodrës  – Pas aksionit për shembjen e objekteve nga IKMT, horizonti i fushëpamjes është zgjeruar

panorama e hyrjes f

Në territorin ku është zhvilluar aksioni kanë mbetur inertet nga shembja e objekteve.

 Ato zënë një pjesë të mirë të sipërfaqes, çka do të thotë se puna për pastrimin e tyre do të vijojë edhe në ditët e ardhshme.

Përtej pamjes që ngjan si pas ndonjë katastrofe natyrore, horizonti është zgjeruar ndjeshëm ku dallohet qartë me sy të lirë hapësira e krijuar teksa mund të soditet peizazhi i natyror.

 E gjitha kjo të krijon një ndjesi pozitive çlirimi.

Projekti për hyrjen e qytetit të Shkodrës synon transformimin e kësaj zone në një hapësirë multifunksionale dhe rekreative.

 Ky projekt përfshin krijimin e një parku prej 17-18 hektarësh, që do të përmbajë mjedise sportive, shëtitore për këmbësorë dhe biçikleta, pika panoramike si dhe hapësira për aktivitete dhe koncerte.

Ai pritet të sjellë përmirësime të ndjeshme në infrastrukturën e hyrjes së qytetit të Shkodrës, duke kontribuar në zhvillimin urban dhe ekonomik të zonës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.