Panoramë mahnitëse nga  Thethi /  Ministrja e turizmit, Mirela Kumbaro ndan pamje nga zona turistike

thethi

thethi

Parku Kombëtar i Thethit, i gjendur mes Alpeve në veri të Shqipërisë, është shndërruar këto ditë dimri në një panoramë mahnitëse, ku bardhësia e dëborës ndërthuret me natyrën. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro,  ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Thethi i mbuluar nga dëbora.

“Thethi, një destinacion i dashur i ditëve të ftohta, por me mikpritje të ngrohtë”, shkruan Kumbaro.

Parku Kombëtar i Thethit ndodhet rreth 70 km larg Shkodrës. Ai është i vizitueshëm në katër stinët, ku në pranverë dhe verë për gjelbërimin e rrallë, në dimër për bardhësinë e dëborës dhe për lojërat aventureske me të, ndërsa vjeshta për ngjyrat mahnitëse dhe begatinë në frutikulturë.

Vizitorët në këtë park mund të shijojnë peisazhin e mrekullueshëm,  si dhe të eksplorojnë shtigjet interesante që janë atraktive për turistët e aventurës.

Përveç kanionit, në Theth gjenden një numër i konsiderueshëm shpellash, por ato që kanë tërhequr vëmëndjen e shumë alpinistëve, speleologëve, gjeografëve, janë Shpella e Harapit dhe Bira e Rrathëve, të cilat me përmasat e tyre dhe dukuritë interesante që mbartin brenda tyre si liqenet nëntokësore, galeri, sifone etj., janë bërë shkak i shumë legjendave të krijuara nga vetë banorët e zonës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.