Është çelur të enjten ekspozita unike mbi jetën dhe karrierën e legjendës italiane të futbollit, Paolo Rosi, por edhe e shumë prej legjendave të futbollit botëror që kanë lënë gjurmë në kujtesën e futbolldashësve. Në ceremoninë e mbajtur pasdite në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, e ka cilësuar Rosin si një personazh përtej përmasave jetësore.
”Jam shumë i nderuar që të hap këtë ceremoni inagurimi të ekspozitës “Paolo Rossi, një djalë i artë dhe legjendat e futbollit”. Sot me ne, bashkë me figura té futbollit shqiptar kemi personalitete të rëndësishëm të politikës, diplomacisë dhe të futbollit italian apo qoftë dhe të botës së arbitrimit botëror.
Dua të falënderoj kryeministrin e Shqipërisë, ideatorin, iniciatorin dhe mbështetësin e kësaj ekspozite unike që vjen në Shqipëri pas disa ekspozitave të tjera në aytete të tjera të Italisë dhe Europës.
Bashkë me ne sot është edhe Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit. E them me bindje, mik i futbollit shqiptar. Fakti që ka ardhur katër herë brenda dy viteve në Shqipëri, madje dhe në ditë të vështira, kohë kovidi e tregon më së miri këtë miqësi dhe bashkëpunim të Presidentit me futbollin shqiptar.
Gjithashtu edhe Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci, një tjetër apasionant pas futbollit dhe mbështetës i vazhdueshëm i aktiviteteve italo-shqiptare si ky i sotmi.
Kemi sot një nga revolucionarët e futbollit italian dhe jo vetëm, por edhe futbollit botëror. Profesor Arrigo Sacchi. Kemi edhe legjendat e futbollit italian bashkë me ne, Antonio Cabrini dhe Marco Tardelli. I njohim të gjithë si emra, sot kemi kënaqësinë t’i kemi këtu. Gjithashtu edhe një nga figurat e arbitrimit botëror, arbitri i ndeshjes Brazil – Itali, në vitin 1982, na nderon sot në këtë ceremoni inagurimi të kësaj ekspozite.
Jemi me fat që kemi parë Paolo Rossi-n të luajë futboll, një sulmues tipik, një kontribues i madh i futbollit italian, i kombëtares italiane, sidomos me kulmin e tij në 1982, që ishte një nga kontribuesit kryesorë të fitores së titullit kampion të Italisë pas më shumë se 5 dekadash.
Fitues i “Topit të Artë” e i “Këpucës së Artë” i ka dhënë kënaqësinë tifozëve italianë dhe jo vetëm atyre, ka motivuar dhe ka edukuar shumë breza më tej.
Paolo Rossi është ndarë fizikisht nga jeta e tij, por jo emri e vepra e tij. Kjo ekspozitë tregon që ai është i pavdekshëm dhe vazhdon të kontribuojë në botën e futbollit europian dhe në edukimin e brezave të rinj.
Dua të ftoj të gjithë futbolldashësit, të apasionuarit e futbollit shqiptar dhe jo vetëm ta vizitojnë këtë ekspozitë nga sot deri më 24 shkurt, falas. Besoj se do të kenë shumë gjëra për të parë, jo vetëm objekte të Rossit, por të shumë figurave të tjera të futbollit europian e botëror”.
E teksa në këtë ceremoni kanë përshëndetur edhe Ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabricio Buçi, por edhe Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, dhe ish-trajneri legjendar, Arrigo Saki, por edhe familjarët dhe bashkëkohësit dhe ish-shokët e skuadrës “axurre”, Antonio Kabrini dhe Marko Tardeli, në fjalën e tij, Kryeministri Rama e ka vënë theksin në kontekstin historik që Rosi dhe brezi i tij përfaqëson për Shqipërinë.
“Në këtu në Shqipëri kemi përjetuar futbollin në një mënyrë shumë të ndryshme dhe kemi shijuar triumfin e Italisë në Botërorin e 1982, në një moment komplet ndryshe, sepse ne ishim jashtë bote dhe nuk kishim mundësinë të udhëtonim, s’kishim mundësinë që të shikonim televizionin përveç ekranit të propagandës së regjimit që ishte, dhe e vetmja dritare që hapej si me magji, në këtë botë ishte kur rrjetat e errëta të Rai transmetonin futbollin dhe për këtë arsye, që vetëm futbolli mund të shikoje dhe lejohej. Për ne futbolli ka qenë më tepër se sa ndeshje dhe topi, për ne ka qenë imazh i një bote tjetër, ka qenë prania e një jete tjetër.
Dua të ftoj të gjithë , që duan të vijnë dhe ta shijojmë këtë ekspozitë. Futbolli hyn në çdo shtëpia, të paktën së paku nga një anëtar i një familjeje. Nëse vihet këtu dhe shikohen këto foto në bardh e zi, pjesa tjetër mund ta kuptojë më tepër, për forcën e futbollit, jo vetëm ajo që ndodh për 90 minuta, por edhe asaj që sillet rreth komunitetit si një forcë për të gëzuar dhe për të ndryshuar kultura dhe Paolo Rossi ishte një që shkoi përtej limiteve, por asnjëherë nuk e humbi buzëqeshjen”.
Kjo ekspozitë e veçantë do të jetë e hapur për publikun deri më 24 shkurt në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në kryeqytet.
Ndërsa sot, 22 nëntor është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e…
Një ditë pas publikimit të lajmit për dorëheqjen e trajnerit Damian Bekteshi nga drejtimi i…
Një ditë para ndeshjes me Teutën trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric, ka dalë në një…
Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se vendimi i dhënë dje për ish-kryeministrin Sali Berisha, i referohet…
Moti i keq me erëra të forta dhe reshje shiu që ka shoqëruar territorin e…
Presidenti Bajram Begaj uroi Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Në këtë datë të shënuar,…
This website uses cookies.