Papa: E papranueshme përshkallëzimi në Liban. Të bëhet çdo përpjekje për të ndaluar!

Papa Françesku kritikoi të mërkurën “përshkallëzimin e tmerrshëm” të konfliktit në Liban si “të papranueshëm”, pasi bombardimet izraelite në jug të vendit që synonin Hezbollahun vranë qindra njerëz.
“Jam i pikëlluar nga lajmet që vijnë nga Libani… por shpresoj se komuniteti ndërkombëtar do të bëjë çdo përpjekje për të ndaluar këtë përshkallëzim të tmerrshëm. Kjo është e papranueshme, shpreh afërsinë time me popullin libanez, i cili tashmë ka vuajtur shumë në të kaluarën e afërt”, tha Françesku.