Papa Françesku: Bota po shembet për shkak të ngrohjes globale
Reagimet ndaj ngrohjes globale janë të pamjaftueshme ndërsa bota (…) po shembet, u shpreh të mërkurën me keqardhjen papa Françesku, mbi një tekst të botuar disa javë përpara negociatave për klimën COP28, që do të zhvillohet në Dubai nën kujdesin e OKB-së.
Tetë vjet pas enciklikës së tij mbi ekologjinë integrale “Laudato Si’”, papa u bën thirrje fuqive të mëdha të vendosin për një tranzicion energjie “të detyrueshëm” dhe “të kontrollueshëm”.
Ai paralajmëroi kundër “opinioneve përçmuese dhe të paarsyeshme” të skeptikëve të klimës.
“Vitet e fundit, shumë njerëz janë përpjekur të tallen me këtë vëzhgim”, ankohet ai, në një sfond të përhapjes së informacionit të rremë që relativizon ngrohjen globale.
“Pavarësisht se sa shumë përpiqemi t’i mohojmë, t’i fshehim ose t’i vëmë në perspektivë, shenjat e ndryshimit klimatik janë atje, gjithnjë e më të dukshme”, këmbëngul papa 86-vjeçar.
Në këtë tekst prej 73 paragrafësh me një ton didaktik, papa përsëri këmbëngul në dëmin e shkaktuar nga “ndërhyrja e shfrenuar e njeriut në natyrë” dhe qorton “mënyrën e papërgjegjshme të jetesës së modelit perëndimor”.