Papa Françesku jashtë rrezikut për jetën, Ati i Shenjtë do të trajtohet edhe për disa ditë

Papa Françesku jashtë rrezikut

Selia e Shenjtë bëri me dije se Papa Françesku ishte me humor të mirë këtë të martë, pasi një ditë më parë u raportua se ndodhej jashtë rrezikut për jetën dhe mund të dilte në një të ardhme të afërt nga spitali, ku prej gati një muaji po mjekohet për pneumoni të dyfishtë.

Ati i Shenjtë u lut në faltoren private pranë suitës papnore në katin e dhjetë të spitalit ‘Gemelli’ të Romës, ku ndodhet që nga data 14 shkurt dhe ka ndjekur në distancë lutjet dhe meditimet në Vatikan,” raportoi zyra e shtypit e Vatikanit.

Në spital, Ati i Shenjtë përjetoi disa kriza respiratore, që i dhanë shtysë frikës për jetën e tij. Por pas një jave përparimesh të qëndrueshme, Vatikani raportoi mbrëmjen e së hënës se prognoza e tij nuk ishte më e rezervuar apo e pasigurt, çka do të thotë se nuk është më në rrezik për jetën. 

Megjithatë gjendja e tij shëndetësore mbetet e ndërlikuar, ndaj do të vijojë të marrë trajtim spitalor edhe për disa ditë të tjera dhe pas kësaj mund të kthehet në Vatikan.

Ndërkaq, një burim nga Selia e Shenjtë u shpreh për agjencinë e lajmeve AFP se ende nuk kanë nisur përgatitjet për ta pritur në rezidencën “Santa Maria”, çka tregon se nuk do të dalë së shpejti nga spitali.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.