Papa Francesku ka kërkuar mbajtjen e negociatave për dhënien fund luftës në Ukrainë dhe Gaza

Papa Francesku ka përsëritur këtë të mërkurë thirrjen e tij për negoiata për t’i dhënë fund luftës në Ukraina dhe asaj në Gaza, pasi komentet e tij për ngritjen e flamurit të bardhë nga Ukraina shkaktuan zemërimin e Kievit.
Në audiencën e tij javore në Vatikan, 87 vjecari u shpreh se mendimet e tij ishin me Ukrainën e martirizuar dhe vendin e shenjtë të Palestinës dhe Izraelit që, sipas tij po vuajnë nga tmerri i luftës. “Kurrë nuk duhet harruar se lufta është gjithmonë mposhtje. Duhet të bëjmë çdo përpjekje për të folur dhe negociuar”, u shpreh Ati i shenjtë, i cili në një intervistë transmetuar në fillim të këtij muaji, kur foli për Ukrainën, lavdëroi ata që kishin kurajon të ngrinin flamurin e bardhë dhe të negocionin. Kievi, i cili ka dy vite që po lufton pushtimin rus, reagoi me zëmërim, duke thirrur të dërguarin e vatikanit dhe duke thënë se kurrë nuk do të dorëzohej.