Papa Françesku: Lufta është gjithmonë një disfatë, ndalojeni!
Papa Françesku gjatë lutjeve të së dielës (22 tetor) ka bërë sërish apelin për ndihmë humanitare dhe lirim të pengjeve.
Papa ka përsëritur apelin e tij për lëvizjen e lirë të ndihmave humanitare në Gaza dhe për lirimin e pengjeve.
Gjatë lutjes, Papa Françesku shprehu shqetësimin dhe pikëllimin e tij për atë që po ndodh në Izrael dhe Palestinë.
“Çdo luftë shënon një disfatë. Jam shumë i shqetësuar, i pikëlluar, lutem dhe jam pranë të gjithë atyre që vuajnë, pengjeve, të plagosurve, viktimave dhe familjeve të tyre.
Papa tha se është shumë i shqetësuar për “situatën e rëndë humanitare në Gaza” dhe ai ishte “i pikëlluar që spitali anglikan dhe famullia ortodokse greke” u goditën në dhunën e luftës në ditët e fundit.
“Apelojë për hapjen e hapësirave, që ndihmat humanitare të vazhdojnë të mbërrijnë dhe pengjet të lirohen”.
“Lufta, çdo luftë që ka në botë – mendoj edhe për Ukrainën e torturuar”, vazhdoi Papa, “është një disfatë. Lufta është gjithmonë një disfatë, është një shkatërrim i vëllazërisë njerëzore. Vëllezër, ndaloni! Ndaloni!”
Në përfundim Papa tha, “të premten e 27 tetorit do jete një ditë lutje dhe pendesë për paqen në botën tonë.