Categories: AktualitetLajme

Papa Françesku me plis, gazetarja Kepi: Mund t’ia kenë dhuruar disa të rinj shqiptarë

Shqiponja dykrenare e shtypur mbi një plis të mbajtur nga vetë Papa Françesku ishte një surprizë e bukur e ditës.

Fotografia befasuese e kreut të Kishës Katolike u bë e njohur nga vetë kryeministri Edi Rama dhe u shtrua për diskutim në studion e “Jetë shqiptare”: si arriti plisi të përfundojë deri në selinë e shenjtë?

Gazetarja Alba Kepi hodhi një hipotezë për ngjarjen.

Kontaktova miqtë e mi vatikanistë, gazetarë, të cilët janë hap pas hapi me papa Françeskun dhe deri tani nuk kemi mundur ta zbulojmë. Por përderisa kryeministri shkruan se është foto e vitit, duhet të jetë nga viti 2023. Me shumë gjasa mund të jetë pjesë e një takimi që Papa zhvilloi në fund të tetorit me një grup të rinjsh shqiptarë, kur bëri edhe një videomesazh dedikuar rinisë shqiptare, duke kërkuar që të punojnë dhe ta adhurojnë atdheun e tyre. I ka kërkuar të luten për atdheun dhe vetë papën. Mund të jetë edhe një foto e marrë gjatë një audience gjenerale publike, si dje, ditën e mërkurë, plus lutjes që mbahet të dielën.

Një grup të rinjsh kanë nisur një nismë për ta futur plisin në Unesco, prej historisë 5-mijëvjeçare, lidhet me fisin e albanëve, jo vetëm si një objekt i traditës shqiptare, por edhe me elemente që lidhen me moralin, kulturën, dinjitetin dhe familjen. Janë shumë gjëra që e bëjnë këtë fotografi të papës mjaft me vlerë,” tha znj. Kepi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dinastia Marubi, njëqind vite të studios fotografike shqiptare

Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…

10 hours ago

Vijon numërimi në Kosovë, LVV kryeson me 80% të votave nga përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…

10 hours ago

Pullat fiskale do prodhohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, shpërndarja nis në fund të marsit

Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…

11 hours ago

KQZ miraton fondet vjetore për partitë, regjistron 51 subjekte për zgjedhjet e 11 majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…

11 hours ago

Fluks aplikimesh për Magjistraturën, fokusi te integriteti dhe aftësitë analitike

Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…

11 hours ago

Ramazani, mesazhi i zëvendësmyftiut – Teologu Arben Halluni uron besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë

Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…

11 hours ago

This website uses cookies.