Papa Françesku nderon Ernest Simonin: Kardinali shqiptar është një martir i gjallë

Papa Françeku nderoi kardinalin shqiptar Ernest Simoni gjatë audiencës së përgjithshme të 14 shkurtit duke e quajtur martir të gjallë. Ndërsa kardinali 95-vjeçar ishte ulur në podiumin e sallës Pali 6, Ati i Shenjtë iu drejtua duke e përshëndetur në mënyrë të veçantë dhe vlerësuar para mijëra besimtarëve të pranishëm. 

Më lejoni të përshëndes në mënyrë të veçantë një martir të gjallë, kardinalin Simoni. Ai si meshtar përjetoi 28 vite burg, burgun komunist të Shqipërisë, që ndoshta ishte persekutimi më mizor. Sot kardinali shqiptar vazhdon të japë dëshmi. Ai është 95 vjeç dhe vazhdon të punojë për Kishën pa u shkurajuar,” u shpreh kreu i Kishës Katolike.

Don Ernesti u arrestua natën e Krishtlindjes në vitin 1963 në përfundim të meshës në Barbullush, ku e akuzuan si “armik i popullit”.

Ai u persekutua nga regjimi komunist për 28 vite. Fillimisht, u dënua me vdekje, por më pas dënimi iu shndërrua në punë të detyruar.

Audienca e përgjithshme e së mërkurës përkoi me fillimin e Kreshmës së Pashkës, ndaj Papa Françesku ftoi të gjithë ta përjetojnë këtë periudhë si një mundësi për t’u lutur për të kërkuar mbi të gjitha paqen në botë.

Ati i Shenjtë kërkoi të mos harrohet Ukraina, Palestina dhe Izraeli, që po vuajnë nga lufta. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.