Papa Françeku nderoi kardinalin shqiptar Ernest Simoni gjatë audiencës së përgjithshme të 14 shkurtit duke e quajtur martir të gjallë. Ndërsa kardinali 95-vjeçar ishte ulur në podiumin e sallës Pali 6, Ati i Shenjtë iu drejtua duke e përshëndetur në mënyrë të veçantë dhe vlerësuar para mijëra besimtarëve të pranishëm.
“Më lejoni të përshëndes në mënyrë të veçantë një martir të gjallë, kardinalin Simoni. Ai si meshtar përjetoi 28 vite burg, burgun komunist të Shqipërisë, që ndoshta ishte persekutimi më mizor. Sot kardinali shqiptar vazhdon të japë dëshmi. Ai është 95 vjeç dhe vazhdon të punojë për Kishën pa u shkurajuar,” u shpreh kreu i Kishës Katolike.
Don Ernesti u arrestua natën e Krishtlindjes në vitin 1963 në përfundim të meshës në Barbullush, ku e akuzuan si “armik i popullit”.
Ai u persekutua nga regjimi komunist për 28 vite. Fillimisht, u dënua me vdekje, por më pas dënimi iu shndërrua në punë të detyruar.
Audienca e përgjithshme e së mërkurës përkoi me fillimin e Kreshmës së Pashkës, ndaj Papa Françesku ftoi të gjithë ta përjetojnë këtë periudhë si një mundësi për t’u lutur për të kërkuar mbi të gjitha paqen në botë.
Ati i Shenjtë kërkoi të mos harrohet Ukraina, Palestina dhe Izraeli, që po vuajnë nga lufta.
Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…
Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…
Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi ,…
Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…
Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…
Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…
This website uses cookies.