Categories: BotaLajme

Papa Françesku: Njerëzit LGBTQ+ janë të mirëpritur, por duhet t’u binden rregullave të kishës

Papa Françesku ka lënë të kuptohet se mund të jetë i hapur për dhënien e bekimit nga Kisha katolike të  martesave të personave të së njëjtës gjini . Duke iu përgjigjur një grupi kardinalësh që e pyetën për këtë çështje, Ati i Shenjtë tha se çdo kërkesë për bekim martese duhet të trajtohej me mirësi baritore. 

Nuk mund të jemi gjyqtarë që vetëm mohojnë, refuzojnë dhe përjashtojnë, u shpreh papa, duke theksuar megjithatë se Kisha ende i konsideronte marrëdhëniet mes personave të së njëjtës gjini si mëkat dhe se nuk njihte martesat mes tyre.  Kisha e konsideron martesën një bashkim ekskluziv, të qëndrueshëm dhe të pazgjidhshëm ndërmjet një burri dhe një gruaje, të hapur natyrshëm për të lindur fëmijë“, shpjegoi Ati i Shenjtë, i cili gjithashtu vuri në dukje se maturia baritore duhet të dallojë në mënyrë adekuate nëse ka forma bekimi, të kërkuara nga një ose më shumë njerëz, të cilat nuk përcjellin një koncept të gabuar të martesës.  

Sepse kur kërkon një bekim, shprehet një kërkesë për ndihmë nga Zoti, një lutje për të qenë në gjendje të jetojmë më mirë, një besim të një Ati që mund të na ndihmojë të jetojmë më mirë”, vijoi ai.   

Në  kishën katolike, një bekim është një lutje apo kërkesë që zakonisht paraqitet nga një klerik që i kërkon zotit të shohë me mirësi personin apo personat që bekohen.

Ipeshikvët në një numër vendesh, përfshi Belgjikën dhe Gjermaninë kanë filluar t’i lejojnë priftërinjtë të bekojnë çiftet e  së njëjtës gjini, por pozicioni i autoriteteve të kishës është ende i paqartë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

1 day ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

1 day ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

1 day ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

1 day ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

1 day ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

1 day ago

This website uses cookies.