Categories: BotaLajme

Papa Françesku paralajmëron “Bota, në prag të luftës bërthamore”

“Bota ndodhet në prag të luftës bërthamore”. Ky paralajmërim vjen nga Papa Françesku. Në një mesazh dërguar pjesëmarrësve në një konferencë të Vatikanit për 60-vjetorin e “Pacem in Terris”, Papa Françesku, rikujton thirrjet e tij për kombet që të eliminojnë armët bërthamore dhe të përdorin armët konvencionale vetëm për vetëmbrojtje.

Papa Françesku ka paralajmëruar se bota është në prag të një lufte bërthamore, ngjashëm sikur kriza raketore e Kubës e vitit 1962.

Kreu i Kishës Katolike këtë deklaratë e bëri  gjatë një konference ndërkombëtare në Oslo në ceremoninë e 60-vjetorit të enciklikës papale të botuar nga Papa Gjon XXIII, “Pacem in Terris”.

Në mesazhin e tij, sipas Vatican News, Papa tha se konferenca po zhvillohet “ndërsa bota jonë vazhdon të jetë nën shtrëngimin e Luftës së Tretë Botërore, e cila po zhvillohet gradualisht dhe në rastin tragjik të konfliktit në Ukrainë, ku nuk mungon kërcënimi i përdorimit të armëve bërthamore”.

Ai bëri një krahasim midis situatës aktuale dhe kohës që i parapriu botimit të “Pacem in Terris”, ku kriza lidhur me vendosjen e raketave në Kubë në tetor të vitit 1962, e solli botën në mënyrë të rrezikshme pranë shkatërrimit bërthamor.

Duke i kërkuar konferencës që të përqendrohet në seksionet e “Pacem in Terris” që trajtojnë çarmatimin dhe mënyrat për të arritur paqen afatgjatë, Papa tha se “një botë pa armë bërthamore është e mundur dhe e nevojshme”.

Ai kujtoi, gjithashtu, deklaratën e tij nga Memoriali i Paqes në Hiroshima në vitin 2019, kur tha se “përdorimi i energjisë atomike për qëllime lufte është imorale, ashtu siç është imorale edhe posedimi i armëve bërthamore”.

Lidhur me armët konvencionale, ai tha se ato “duhet të përdoren vetëm për qëllime mbrojtëse dhe jo të drejtohen drejt objektivave civile”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Vengu: Partneriteti me SHBA, forcon kontributin e Shqipërisë në sigurinë rajonale e globale

Forcimi i sigurisë kombëtare është i lidhur kryesisht me trajnimin e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin me…

1 hour ago

Raporti për të drejtat e njeriut: AI përmend ligjet që s’i kaloi Kuvendi i Kosovës

Shtypja e mendimeve ndryshe, përshkallëzimet e konflikteve të armatosura, përpjekjet e pamjaftueshme për të adresuar…

1 hour ago

Rikthehet energjia elektrike pas ndërprerjeve masive në Spanjë dhe Portugali

Pas ndërprerjes masive të energjisë elektrike që goditi Spanjën dhe Portugalinë, rikthimi i energjisë ka…

1 hour ago

65-vjetori i Televizionit Shqiptar, nderim për punën e qindra punonjësve, që rritën vlerat e medies publike

Televizioni Shqiptar kremton sot 65-vjetorin e fillimit të transmetimeve të tij, duke shënuar një gur…

2 hours ago

Horoskopi për ditën e sotme, 29 prill 2025

Dashi Financiarisht, efekti i kombinuar i Saturnit dhe Venusit në shtëpinë tuaj të dymbëdhjetë sugjeron…

2 hours ago

Parashikimi i motit, e martë, 29 prill 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet…

2 hours ago