papa
Papa Françesku priti pak kohë më parë në Vatikan një përfaqësi të ish-të përndjekurve politikë. Kreu i selisë së Shenjtë kishte rezervuar një pritje për të mbijetuarit e diktaturës komuniste të Shqipërisë. Delegacioni i ish-të përndjekurve politikë u kryesua nga aktivisti i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, president i Unionit Mbarëkombëtar Integrimit të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, Besim Ndregjoni.Ky i fundit sëbashku me një përfaqësi ishin sot në Shkodër në Memorialin e ish të Përnjekurve Politik, nga dha edhe një deklaratë për media.Ndregjoni tha se në këtë takim Papa bekoi kombin shqiptar, ne të mbijetuarit e diktaturës dhe sakrificën tonë ndaj atij regjjimi. I pyetur se si është vepruar nga qeveritë e ndryshme në 30 vite me kestet e ish-të përndjekurve Ndregjoni nuk kishte një përgjigje… Përfaqësia e të mbijetuarve të diktaturës i dhuroi Papa Franceskut letrën e At Pjetër Mëshkallës, dërguar kryeministrit, Mehmet Shehut, për prishjen e institucioneve fetare dhe ndalimin e fesë, duke e shpallur Shqipërinë shtet ateist, ku populli shqiptar respektonte të tria besimet fetare.
Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…
Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…
Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…
Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
This website uses cookies.