“Të diel të mbarë për të gjithë. Ju falënderoj shumë nga zemra”, ishin këto fjalët që Papa Françesku iu adresoi besimtarëve të mbledhur në sheshin Shën Pjetër të Vatikanit, pasi u shfaq atje në fund të një meshe mbajtur për të sëmurët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor.
Ati i Shenjtë doli nga spitali “Xhemeli” i Romës në datën 23 mars, pasi u shtrua atje në 14 shkurt, kur u diagnostikua me pneumoni në të dy mushkëritë.
I rrethuar nga kamerat dhe telefonat smart, zëri i kreut të Kishës Katolike ishte më I fortë dhe më i lartë se kur doli nga spitali. Pas daljes nga spitali, Ati i Shenjtë duhet të pushojë të paktën dy muaj, të mos ketë aktivitete publike dhe asnjë kontakt me turmat.
Jemi në muajin e dytë të pranverës, por duket se dimri e ka të vështirë…
Pavarësisht mbylljes së aplikacionit TikTok në Shqipëri, të rinjtë vazhdojnë të gjejnë mënyra për të…
Pas disa ditësh me mot të paqëndrueshëm, fundjava e ngrohtë dhe me diell ka rikthyer…
Kjo është gjendja e rrugës së "Telit" që lidh një pjesë të zonës së Fushë-Milotit…
Një pjesë e shkrimeve më të rëndësishme të historianit gjerman Leopold Von Ranke janë përmbledhur…
Në vijim të stinës koncertore, orkestra simfonike e RTSH ka sjellë operën “ Rozafa”, një…
This website uses cookies.