Papa Francesku 22
Papa Francesku takon izraelitë dhe palestinezë, kërkon dhënie fund luftës mes Hamasit dhe Izraelit
Papa Francesku ka zhvilluar këtë të mërkurë (22 nëntor) takime të veçanta me të afërmit e disa prej izraelitëve që po mbahen peng nga Hamas në gaza si dhe të të burgosurve palestinez në Izral, duke u lutur për paqe dhe dhënie fund terrorizmit si dhe pasioneve që po vrasin këdo, siç u shpreh ai.
Pas takimeve, Ati i Shenjtë foli për vuajtjet që po përjetojnë si izraelitët ashtu edhe palestinezët, por pa iu referuar marrëveshjes së arritur së fundmi mes Hamasit dhe Izraelit.
“Kjo nuk është më luftë. Ky është terrorizëm. Ju lutem, le të ecim drejt paqes. Lutemi për paqe. Uroj që zoti të na ndihmojë të zgjidhim problemet në vend që të vijojmë me pasionet që në fund vrasin këdo. Le të lutemi për popullin palestinez. Le të lutemi për popullin izraelit, për paqen” theksoi Papa.
Në mënyrë të vijueshme, papa ka kërkuar dhënien fund luftës dhe është përpjekur të mbaj neutralitetin diplomatik që zakonisht tregohet nga Vatikani gjatë konflikteve.
Janë të vegjël, por sot listojnë dhjetëra libra të lexuar. Në Ditën Botërore të Librit…
“Ecim për autizmin” ishte slogani i marshimit përgjatë pedonales së qytetit. Përfaqësues të Bashkisë Shkodër…
Kjo është Etleva Kopliku nga Shkodra. Dy djemtë e saj, Rezarti dhe Arjet janë të…
Konkursi “Bilbilat e Vegjël në Shkodër Këndojnë” ka një risi këtë vit duke sjellë në…
2 prilli i 34 viteve më parë, ishte një ditë që nisi si çdo tjetër,…
Edhe Koalicioni Euroatlantik në Shkodër nderoi katër viktimat e 2 Prillit që u flijuan 34…
This website uses cookies.