Lajme

Papa në Indonezi takohet me refugjatë, të moshuar dhe të pastrehë

Papa Françesku mbërriti në Nunciaturën Apostolike në Xhakartë, menjëherë pasi zbriti në aeroportin Soekarno-Hatta, takoi një grup refugjatësh të strehuar nga Jesuit Refugee Service (Shërbimi i Jezuitëve për Refugjatë), fëmijë jetimë të rritur nga motrat rregulltare domenikane dhe të moshuar, refugjatë dhe të pastrehë të shoqëruar nga Komuniteti indonezian i Shën Egjidit. 

Refugjatët vijnë nga vende e kombe të ndryshme. Në mesin e tyre, disa Rohingya nga Mianmari, refugjatë nga Sri Lanka dhe Somalia.

Për Papën  në ditën e tij të parë të vizitës në Indonezi, pas rreth 13 orësh fluturimi, nuk janë programuar takime tjera publike. Ceremonia e mirëseardhjes do të zhvillohet të mërkurën në Istana Merdeka, pranë Pallatit Presidencial, në qendër të Xhakartës. Papa do të pritet nga Presidenti (në largim) i Republikës Joko Widodo.  “Françesku është një lider i madh global, do të flasim edhe për Ukrainën dhe Gazën” tha presidenti Joko Widodo. 

Të mërkurën në program janë takimet e Papës me anëtarët e komunitetit të Jezuitëve të pranishëm në vend (në formë private), me ipeshkvijtë, meshtarët, rregulltarët e rregulltaret, seminaristët dhe katekistët (në Katedralen e Zojës së Madhe) dhe së fundi takimi me të rinjtë e Scholas Occurrentes në Shtëpinë e Rinisë Grha Pemuda.

Në aeroplanin për në Indonezi, etapa e parë e udhëtimit të gjatë apostolik nga 2-13 shtator, Papa Françesku përshëndeti gazetarët nga e gjithë bota që po e shoqërojnë në udhëtimin e 45-të ndërkombëtar të papnisë së tij. 

Vizita e Papës në Indonezi karakterizohet nga motoja “Fe, vëllazërim dhe dhembshuri”, ndërsa në logo shihet Papa që bekon njerëzit para emblemës kombëtare të “Garuda”-s së artë (shqiponjës së shenjtë), e cila të kujton pëlhurën ‘batik’.

Po kujtojmë gjithastu se ky është Udhëtimi i 45-të apostolik i Françeskut, është më i gjati i papnisë (2-13 shtator), gjatë të cilit Ati i Shenjtë Bergoglio do të vizitojë katër vende: Indonezinë, Papua Guinenë e Re, Timorin Lindor dhe Singaporin.

Sipas Radio Vatikanit

RTSH Shkodra

Recent Posts

Orkestra Simfonike koncert më 20 shtator, dirigjenti italian Quadrini: Do sjellim një copë magjie

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të zhvillojë më 20 shtator në orën 19:00…

10 hours ago

Von der Leyen pret liderët e Ballkanit: I përkisni Evropës, të afrojmë tregjet e rajoni me atë të BE-së

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka pritur sot në Bruksel të 6…

10 hours ago

Lamtumirë Gerti Bogdani! Kolegët e ish-deputetit në lot: Ishte shembull frymëzues për të rinjtë

Është përcjellë për në banesën e fundit ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani, i cili…

11 hours ago

Procedohet penalisht 37- vjeçari, mbante një shpend të rrallë të mbrojtur me ligj

Komisariati i Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit nga Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen…

11 hours ago

Vllaznia, test me Tërbunin para Bylisit – Kuqeblutë mundën pukjanët 1-0, bindin lojtarët e stolit

Vllaznia ka zgjedhur Tërbunin e Pukës për një test përgatitor në prag të ndeshjes së…

11 hours ago

Nis raundi i dytë i aplikimeve në universitet në datat 19–21 shtator nga u-Albania

Prej 19–21 shtator të gjithë maturantët, që nuk kanë aplikuar për programet universitare në raundin…

11 hours ago

This website uses cookies.