Papa shpreson për “stabilitet dhe unitet” pas viteve të luftës në Siri
Papa Françesku ka deklaruar se shpreson se mund të arrihet një “zgjidhje politike” në Siri që “do të vendosë stabilitet dhe unitet në vend”.
Françesku tha të mërkurën se po lutet që popullsia siriane “të jetojë në paqe dhe siguri në atdheun e tyre dhe se fetë e ndryshme mund të ecin së bashku në miqësi, në respekt të ndërsjellë për vendin e tyre, i cili është prekur nga shumë vite luftë”.
Kreu i Kishës Katolike ka dhuruar më parë fonde për të ndihmuar nevojtarët në Sirinë e shkatërruar nga lufta. Në vitin 2017, ai dhuroi 100 mijë euro për Aleppo.
Siria ishte sunduar nga familja Assad për 50 vjet dhe e kapluar nga një luftë civile që nga viti 2011 përpara se grupet rebele të shpërthyen veriperëndimin e vendit dhe të merrnin kontrollin e Damaskut të dielën.