Paptesti shpëton jetë – Saimir Selmanaj: Kanceri i qafës së mitrës është shumë i fshehtë, duhet ekzaminim

Kanceri i qafës së mitrës është një sëmundje e parandalueshme, megjithatë shkaku kryesor i vdekjes nga kanceri i qafës së mitrës tek gratë në mbarë botën është infeksioni kronik me një ose më shumë tipe virusi të papilomës humane me risk të lartë ose onkogjenik.
Mjeku obstetër-gjinekolog Saimir Selmanaj na shpjegon se çfarë dhe sa i rëndësishëm është paptesti ?
Kanceri i qafës së mitrës është shumë i fshehtë, duke paraqitur simptoma vetëm në një fazë shumë të avancuar, kur patologjia është pothuajse e papërmirësueshme.
Programi i depistimit duhet gjithashtu të jetë një sistem referimi funksional në mënyrë që gratë e zbuluara me kancer të drejtohen dhe të trajtohen si duhet , sepse depistimi i kancerit të qafës së mitrës shpëton jetë.