Categories: LajmeEkonomi

Para publike për të promovuar vendet turistike- Hapet thirrja për destinacionet e reja, të vlefshme për vendin dhe të huaj

Rezultatet e arritura në sektorin e turizmit gjatë vitit 2023 e kanë inkurajuar ministrinë përgjegjëse për turizmin të kërkojë para nga buxheti i shtetit për të promovuar Shqipërinë si një destinacion mikpritës për turistët vendas dhe të huaj.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, shpalli një ditë më parë thirrjen për përfitimin e mbështetjes financiare të projekteve në fushën e turizmit, të paraqitura nga persona fizikë dhe juridikë, vendas apo të huaj, privatë ose publikë, të cilët kanë në objekt të veprimtarisë së tyre turizmin, në funksion të realizimit të misionit strategjik.

Nën titullin “Shqipëria, një destinacion mikpritës, tërheqës dhe autentik, për zhvillim të qëndrueshëm të potencialeve ekonomike, natyrore dhe sociale të vendit”, thirrja synon promovimin e destinacioneve, produkteve dhe diversifikimin e ofertës turistike për zhvillimin e turizmit malor, natyror, kulturor, tradicional, kulinar, ekoturizmit, turizmit nostalgjik, turizmit të aventurës etj., gjithashtu edhe në mbështetje të veprimtarive të sezonit turistik për vitin 2024.

Thirrja do të qëndrojë e hapur nga data 15 Janar deri më datën 13 Shkurt  të vitit 2024. Projektet duhet të realizohen brenda vitit buxhetor, nga data e nënshkrimit të kontratës deri më 15 nëntor 2024.

Mbështetje financiare e projekteve në turizëm synon zhvillimin dhe promovimin e destinacioneve, produkteve të diversifikuara të ofertës turistike në Turizëm.

Ministria përgjegjëse për turizmin këmbëngul që atraksionet turistike të lidhen me një sërë tiparesh dalluese, që përfshijnë trashëgiminë historike dhe zonat kulturore, gastronominë, letërsinë, industritë krijuese dhe kulturat e gjalla me stilin e tyre të jetesës, sistemet e vlerave, besimet dhe traditat.

Sipas njoftimit të dikasterit të turizmit, promovimi i destinacioneve turistike, nxit dhe motivon pjesëmarrjen aktive të turistëve në përvojat shqiptare, atraksionet dhe potencialet e prekshme dhe të paprekshme të destinacioneve turistike.

Një thirrje e tillë është shpallur edhe vitin e kaluar dhe janë kualifikuar më tepër se 25 subjekte.

Viti 2023 shënoi më shumë se 10 milionë vizitorë të huaj dhe vendas dhe në këtë vit synohet një rritje e këtij numri, duke shtuar edhe destinacionet e reja turistike që mund të vijnë edhe nga kjo thirrje e fundit e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

Gazetar: Bardhi Sejdarasi

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

1 day ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

1 day ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

1 day ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

1 day ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

1 day ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

1 day ago

This website uses cookies.