Paraja Cash qarkullon më shumë/Kartat bankare përdoren kryesisht për tërheqjen e parave nga bankomatet

Pagesat me cash në dorë mbeten ende forma me përdorimin më të gjerë nga ana e qytetarëve në vendin tonë. Pavarësisht se teknologjitë dhe instrumentet e pagesave kanë avancuar, përdorimi i kartave bankare përqëndrohet kryesisht tek tërheqja e parave nga bankomatet. Për ekspertin e ekonomisë Peter Saraçi, zhvillimi i ulët i pagesave automatike me kartë lidhet me disa arsye, ndër të cilat më i rëndësishmi mbetet informaliteti. Pavarësisht se pagesat me para në dorë mbeten dominuese në ekonominë shqiptare, vitet e fundit po vërehet një rritje e pagesave me karta bankare.