Paralizohet trafiku hekurudhor në Gjermani – Sindikata e drejtuesve të trenave nis grevën 6-ditore
Kompania kombëtare hekurudhore e Gjermanisë njoftoi se shërbimet hekurudhore në distanca të gjata, rajonale dhe periferike do të preken për shkak të grevës mbarëkombëtare 6-ditore që ka nisur sindikata e drejtuesve të trenave në këtë vend. Zëdhënësja tha se operatori hekurudhor ishte përpjekur deri në fund që të parandalonte këtë grevë.
Ajo paralajmëroi se sindikata e drejtuesve të trenave nuk po godet vetëm Gjermaninë, por edhe Evropën. Ajo paralajmëroi se ky aksion nuk do të ndikojë vetëm në trafikun hekurudhor të vendit, por dhe në atë evropian. Një nga pikat kryesore të mosmarrëveshjes mes kompanisë së hekurudhës dhe sindikatës është kërkesa e kësaj të fundit për uljen e orarit javor të punës nga 38 në 35 orë për punonjësit me turne, por pa ulur pagën. Operatori shtetëror ka shprehur gatishmëri të pranojë një model me 37 orë pune në javë. Ndërsa shprehu keqardhje që planet e miliona udhëtarëve po preken vazhdimisht nga grevat e kësaj sindikate.
Ajo siguroi se do të ofronte një shërbim të qëndrueshëm për pasagjerët në një orar emergjence që përfshinte shërbimin hekurudhor në distanca të gjata, atë rajonal dhe periferik. Për këto udhëtime, kompania shtetërore do të përdorë trena me më shumë vende, në mënyrë që të mund të udhëtojnë sa më shumë njerëz. Ndërkohë kompania këshilloi udhëtarët që të kontrollojnë linjat e tyre 24 orë para udhëtimit. Ndërsa shtoi se pasagjerët që duan të shtyjnë udhëtimin e planifikuar gjatë 24 deri 29 janarit, sa zgjat edhe greva e trenave, mund ta përdorin biletën e tyre në një datë të mëvonshme.