Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka dhuruar sete pajisjesh kompjuterike për të forcuar kapacitetet e Task-Forcës së re të SPAK-ut për parandalimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Nisma vjen si pjesë e përpjekjeve për të mbështetur Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
25 laptopë, 25 printera/skanera dhe aksesorë do të përdoren nga 13 grupet hetimore në terren si dhe nga struktura qendrore në Tiranë. Grupet në terren do të mbulojnë të 12 qarqet e Shqipërisë dhe do të përbëhen nga prokurorët e SPAK-ut, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), agjentë financiarë dhe personel mbështetës. Ato do të fokusohen në parandalimin dhe hetimin e veprave penale që lidhen me keqpërdorimin e administratës publike dhe të infrastrukturës shtetërore, si edhe me përfshirjen e grupeve kriminale në zgjedhje.
Kjo asistencë teknike do të pasohet nga trajnime për rritjen e kapaciteteve, të cilat synojnë forcimin e aftësive të prokurorëve të posaçëm, hetuesve financiarë dhe hetuesve të BKH-së për mbledhjen, analizimin dhe hetimin e provave që lidhen me krimet zgjedhore.
Gjatë ceremonisë së dhurimit, në mjediset e SPAK-ut, Kryetari i Prezencës, ambasadori Michel Tarran dhe drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani, theksuan rëndësinë e mekanizmave të fortë institucionalë për mbrojtjen e proceseve zgjedhore.
“Sot nuk ka të bëjë vetëm me pajisjet – ka të bëjë me fuqizimin e institucioneve që kontribuojnë në forcimin e demokracisë në Shqipëri. Dua të përgëzoj SPAK-un për nismën dhe përkushtimin për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet zgjedhore. Shpresojmë që rritja e bashkërendimit dhe veprimit nga institucionet përgjegjëse do të shkurajojnë shkelësit e mundshëm të ligjit dhe jemi të bindur se puna juaj do të kontribuojë në sigurimin e zgjedhjeve pa ndërhyrje të paligjshme”, tha Tarran.
Kreu i SPAK shprehu mirënjohjen OSBE-së ndërsa theksoi se pajisjet do të ndihmojnë në parandalimin dhe hetimet të krimeve zgjedhore.
“Zgjedhjet janë në themel të shtetit demokratik. Ne i shprehim mirënjohjen tonë OSBE-së për mbështetjen e vazhdueshme. Këto pajisje do të ndihmojnë në rritjen e kapaciteteve të prokurorëve të posaçëm dhe hetuesve në evidentimin në kohë dhe ndjekjen efektive të krimeve zgjedhore”, tha Dumani.
Dhurimi i pajisjeve u bë i mundur si pjesë e projektit të Prezencës së OSBE-së “Mbështetje për reformën dhe proceset zgjedhore në Shqipëri”, i cili financohet nga Suedia, Zvicra, Misioni i SHBA-së në OSBE dhe Polonia.
Prezenca e OSBE-së mbetet e angazhuar për të mbështetur institucionet shqiptare në forcimin e mëtejshëm të integritetit zgjedhor.
Presidenti Bajram Begaj priti sot Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiral Giuseppe Cavo Dragone.…
Sezoni 2024 -2025 në Abisnet Superiore ka rezultuar sa i rivalizuar aq edhe spektakolar. Garë…
Prej më shumë se një dekade, zona e Dajçit në Bashkinë e Shkodrës është shndërruar…
Brenda një kohe të shkurtër pritet që të nisë puna për ndërtimin e një strehëze…
Konkursi i zërave të rinj për fëmijë “Bilbilat e vegjël në Shkodër këndojnë”, ka mbërritur…
Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës ka përfunduar me miratimin e vetëm 5 projektvendimeve, që…
This website uses cookies.