Parandalimi i ngjarjeve kriminale, Balla: Rritja e besimit të qytetarëve tek Policia, po jep rezultate të shkëlqyera
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar mbi ngjarjet kriminale të parandaluar nga Policia e Shtetit gjatë dy ditëve të fundit në vendin tonë, duke deklaruar se rritja e besimit të qytetarëve te efektivët po jep rezultate të shkëlqyera.
Balla u shpreh se janë sekuestruar 6 armë zjarri, municion luftarak, sasi lëndësh narkotike dhe sende të tjera të kundërligjshme.
“Rritja e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit, po jep rezultate të shkëlqyera në drejtim të luftës sonë kundër armëmbajtjes pa leje, kultivimit she trafikimit lëndëve narkotike dhe çdo forme paligjshmërie.
Falë besimit dhe bashkëpunimit me qytetarët, dje dhe sot, janë parandaluar ngjarje kriminale, janë sekuestruar 6 armë zjarri, municion luftarak, sasi lëndësh narkotike dhe sende të tjera të kundërligjshme”, tha Balla.