Më shumë se dy mijë nëpunës të Administratës Publike po i nënshtrohen një trajnimi intensive nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, me fokus parandalimin e sulmeve kibernetike në sistemet kompjuterike të shtetit shqiptar.
“Të mbrojmë e këto infrastruktura të rrisim kapacitetet njerëzore në mënyrë që të jenë të vetëdijshëm dhe të ndërgjegjshëm që çdo sulm kibernetik është një efekt që prek jo vetëm atë institucion por të gjithë zinxhirin ekonomik të vendit tonë dhe njëkohësisht të punojnë me standarde të cilët tashmë janë të përcaktuar nga autoriteti kombëtar i sigurisë kibernetike”, tha Drejtori i AKSK.
Drejtori i AKSK, bëri të ditura edhe numrin e sulmeve të regjistruara gjatë vitit të shkuar dhe origjinën e tyre.
Sulmet kibernetike shkaktuan vitin e shkuar mjaft problematika te disa institucione, ndërsa janë shtuar edhe kohëve të fundit, duke u kthyer në rrezik potencial për infrastrukturën dhe ekonominë e Shqipërisë.
Shtatëdhjetë për qind e incidenteve kibernetike vijnë si pasojë e gabimeve njerëzore, të cilat kryhen pa e ditur ose kuptuar që nëpunësi përkatës po vepron gabim.
Në një ndeshje të luftuar, Bayern arriti të eliminojë Celtic nga Champions League, pavarësisht shfaqjes…
Shkodra Elektronike ka realizuar videoklipin e këngës “Zjerm” me të cilën do përfaqësojnë Shqipërinë në…
Pak pas bisedimeve të mbajtura mes liderëve të lartë amerikanë e rusë në Arabinë Saudite,…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat lidhur me numrin e shqiptarëve që jetojnë…
Deputeti i PD-së, Helidon Bushati, nuk do të rikandidojë për deputet në zgjedhjet e 11…
Ditën e sotme (19 shkurt) moti parashikohet të jetë i qëndrueshëm dhe i kthjellët, me…
This website uses cookies.