Parandalimi i vetëvrasjeve, fenomeni paraqitet shqetësues jo vetëm në botë, por edhe në vend
10 Shtatori është përcaktuar si “Dita Botërore e Parandalimit të Vetëvrasjeve”.
Qëllimi i saj konsiston në rritjen e ndërgjegjësimit në mbarë botën se vetëvrasja mund të parandalohet.
Për fatin e keq, vetëvrasjet përbëjnë një fenomen në rritje jo vetëm në botë, por edhe në vendin tonë. Arsyet dhe shkaqet përse ndodhin vetëvrasjet mund të jenë nga më të ndryshmet.
Asnjë moshë nuk është e përjashtuar nga ndjenjat dhe mendimet për vetëvrasje, por ky fenomen paraqitet më shqetësues kur ndodh tek adoloshentët.
Psikologia klinike tregon mbi mundësitë e parandalimit të vetëvrasjeve.
Referuar statistikave, rreth 3000 njerëz kryejnë vetëvrasje brenda një dite në mbarë botën dhe për çdo vetëvrasje të kryer, rreth 20 të tjerë mund të tentojnë t’i japin fund jetës.