Parandalohet djegia e banesës – Forcat zjarrfikëse të Shkodrës ndërhynë në momentin e duhur
Ndërhyrja në kohë e forcave zjarrfikëse të Shkodrës parandaloi pasditen e së mërkurës përhapjen e flakëve në katin e tretë të një pallati pranë sheshit “Demokracia”.
Efektivët e këtij reparti, pas sinjalizimit për shfaqjen e vatrës së zjarrit në një banesë, kanë ndërhyrë në kohë, duke bërë të mundur fillimisht evakuimin e familjarëve dhe më pas shuarjen e zjarrit në kohë.
Zjarri është shfaqur në njërën prej dhomave të banesës dhe shkak i zjarrit dyshohet se janë bërë paisjet elektroshtëpiake.