Parandalohet ngjarja e rëndë – Policia shpëton të moshuarin, u hodh nga ura e Baçallekut për t’u vetëmbytur
Një ngjarje e rëndë u parandalua mesditën e sotme , ku një 83-vjeçar tentoi të vetëmbytej duke u hedhur në lumin Drin nga ura e Bahçallekut.
Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Shkodër, gjatë patrullimit në territor, kur ka parë se një shtetas është hedhur nga ura e Bahçallëkut në ujërat e lumit Drin, menjëherë ka marrë një varkë dhe ka bërë të mundur nxjerrjen e 83- vjeçarit, me shenja jete, nga ujërat e lumit Drin.
Policia thotë se shtetasi Lek Plepi , 83 vjeç, është transportuar me autoambulancë në Spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, 83- vjeçari deklaroi se ishte hedhur në ujë për t’u mbytur, sepse kishte disa probleme personale.
Vetëm pak ditë më parë, një tjetër shtetas u hodh nga ura e Bunës, por falë ndërhyrjes së dy efektivëve të policisë, sapo mbërritën në vendngjarje, ai arriti të shpëtonte.