Parandalohet ngjarja e rëndë , rojet bregdetare dhe pushuesit në Tale shpëtojnë 50-vjeçarin teksa po mbytej

Rojet bregdetare kanë parandaluar një ngjarje të rëndë në plazhin e Talës në Lezhë. Një 50- vjeçar ka rrezikuar që të mbytet mesditen e kësaj të mërkure. Siç mësohet, kanë qënë pushuesit dhe roja bregdetare që kanë bërë të mundur nxjerrjen e tij në breg. Nga bluzat e bardha bëhet e ditur se 50- vjeçari fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmë mjekësore.