Categories: LajmeKronikë

Parandalohet një tragjedi e dytë, nëna me 4 fëmijët e mitur tentoi të vetëmbytej në lumin Buna

Pasditen së mërkurës Shkodra ishte në prag të një tragjedie të dytë, pas asaj të regjistruar në Maj, kur Alma Arrazi së bashku me 3 të vegjlit e saj mori vendimin ekstrem për t’u vetëmbytur në ujërat e lumit Buna. Ndërkohë, fatmirësisht,  ngjarja u parandalua,ku  një nënë së bashku me 4 të vegjlit e saj tentoi të vetëmbytej pasditen e së mërkurës. Siç mësohet, 27-vjeçarja prej disa kohësh është divorcuar nga bashkëshorti i saj dhe ishte shpërngulur tek prindërit. Këta të fundit kishin sinjalizuar policinë për gjendjen e vajzës dhe se kjo e fundit kishte dalë nga banesa, ku mendohej se do të kryente aktin ekstrem. Teksa ajo që u vu re edhe nga efektivët e policisë ishte gjendja e saj  psikologjike e rënduar, diçka e cila ishte vënë re edhe nga familjarët e saj. 27-vjecarja u shoqërua në policinë vendore të Shkodrës duke dhënë dëshminë e saj dhe duke treguar problemet e prag divorcit dhe kushtet jo shumë të favorshme ekonomike e vetme me 4 fëmijët. Një ngjarje e ngjashme ndodhi në fillim të muajit maj të këtij viti, kur shtetasja Alma Arrazi i dha fund jetës bashkë me tre fëmijët e saj në ujërat e lumit Buna, ndërsa policia arrestoi bashkëshortin e saj Erdgys Arrazi, i dyshuar për dhunë psikologjike në familje dhe si shkaktar i vetëmbytjes. Ngjarja e Alma Arrazit është ndër më të rëndat në këto 30 vite në Shqipëri, ndërsa tentativa e 27- vjeçares për të kryer të njëjtin akt tragjik, vetëm 2 muaj e gjysmë më vonë, është një këmbanë alarmi. Policia vijon hetimet lidhur më këtë ngjarje të rëndë e cila u parandalua në kohë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Shqipërisë në RTSH/ Kalendari i plotë i ndeshjeve të kthimit të fazës çerekfinale

Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…

10 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor

Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…

10 hours ago

Lezhë- Policia prangos Serxhio Nikollin, ishte në kërkim ndërkombëtar

Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…

10 hours ago

Bisedimet e anëtarësimit, MEKI njofton hapjen e grupkapitujve 2 dhe 3

Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…

10 hours ago

“Ahengu shkodran” në qytetin e Tuzit  – Spektakli i veçantë në trevat e Malësisë përtej kufirit shtetëror

Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…

10 hours ago

“Ta tham n’Shkodër” !  – Eventi i organizuar nga Këshilli Vendor i Rinisë Shkodër dhe Qendra Rinore “Atelie”

Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…

10 hours ago

This website uses cookies.